Faton Peci ka shpërndarë një mesazh nga Barja, ku thekson mirëpritjen nga çifti Liridona dhe Faton Xhafa, të cilët janë shembuj të suksesshëm të familjeve kosovare që, me punë dhe përkushtim, arrijnë sukses.
Peci ka theksuar se çifti janë përfitues të skemave mbështetëse të Ministrisë në sektorin e blegtorisë për dy vite radhazi, me një vlerë totale prej 83,000 €.
Ai shtoi se synimi i çiftit është ta kthejnë Baren në një destinacion agroturistik, duke ofruar shërbime mikpritëse dhe produkte bio autentike “nga ferma në tryezë”.