Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lushaku e LDK-së: Më 12 tetor, bashkë, e çojmë Kosovën përtej parashikimeve

Lushaku e LDK-së: Më 12 tetor, bashkë, e çojmë Kosovën përtej parashikimeve

Jehona Lushaku, deputete e LDK-së, ka shpërndarë një mesazh për datën 12 tetor, duke theksuar angazhimin për një Kosovë të zhvilluar dhe më të drejtë.

Ajo ka deklaruar se do të ecin fuqishëm me një vizion të qartë për çdo komunë, duke punuar për projekte që përmirësojnë jetën e familjeve, arsim më modern, dhe shërbime shëndetësore më të mira për qytetarët.

Lushaku theksoi se përkushtimi është përtej premtimeve boshe dhe bllokadave, duke kërkuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.