Shkruan: Besnik Tahiri
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar qartë 3 çështje themelore:
1. Votimi për Kryetarin/Kryesinë bëhet vetëm me votim të hapur.
2. Çdo kandidaturë mund të paraqitet maksimumi tre herë.
3. Kuvendi mblidhet çdo 48 orë, për një periudhë 30-ditore, deri në zgjedhjen e Kryetarit/Kryesisë.Ky vendim kërkon nga të gjithë deputetët pjesëmarrje aktive në votim. Por, mbetet një pyetje thelbësore:
Çka ndodh nëse deputetët refuzojnë të marrin pjesë ose zgjedhin të mos votojnë?E vërteta është se nuk ka pasoja individuale, apo instrumente per te vendosur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për deputetët.
Si rezultat, bllokada politike mund të vazhdoj dhe vendi të mbetent peng i inatit dhe kokëfortësisë.Është detyrë e shumicës politike që të gjejnë zgjidhje dhe të mos lejojnë që bllokada të vazhdojë pafundësisht.
Eshtë obligim politik i tyre që të respektojnë kushtetutën dhe njëherit ti binden edhe obligimeve të adresuara nga Gjykata Kushtetuese.