Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Terrori shtetëror në ambientet e News24, reagon edhe Shoqata e Gazetarëve Europianë: Veprim represiv

Terrori shtetëror në ambientet e News24, reagon edhe Shoqata e Gazetarëve Europianë: Veprim represiv

Shoqata e Gazetarëve Europianë – Dega Shqipëri ka reaguar për ngjarjen e paprecedentë që po ndodh sot në televizionin News24

Teksa dënon sulmin, shoqata thekson se ky veprim cënon dhe prek drejtpërdrejtë lirinë e medias në Shqipëri.

“Qartazi pa transparencën e duhur ky është veprim represiv ndaj medias Neës 24, Balkanëeb dhe gazeta Panorama por ka një impakt tejet negativ ndaj medias në tërësi”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Gazetarëve Europianë – Dega Shqipëri shpreh shqetësim të thellë dhe dënon rrethimin e godinës së televizionit “News 24”, si një veprim që prek dhe cënon direkt lirinë e medias në Shqipëri. Ky veprim i shoqëruar edhe pa transparencën e duhur, është i papranueshëm!

Liria e medias nuk është privilegj, por detyrim kushtetues dhe standard europian.

Ne i bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse sidomos Këshillit të Ministrave që të japin sqarim publik mbi rrethanat e këtij veprimi dhe revokimin e pronësisë me herët nga Bashkia Tiranë te shoqëria KAYO dhe a janë ezauruar të gjitha hallkat ligjore?!

Qartazi pa transparencën e duhur ky është veprim represiv ndaj medias Neës 24, Balkanëeb dhe gazeta Panorama por ka një impakt tejet negativ ndaj medias në tërësi.

Liria e medias është detyrim që buron nga Kushtetuta dhe nga standardet europiane jo nga dëshirat e politikës apo aktorëve të tjerë.

Shoqata e Gazetarëve Europianë – Dega Shqipëri mbetet e angazhuar për të mbrojtur çdo gazetar dhe redaksi nga çdo formë presioni apo intimidimi, duke punuar për një mjedis ku fjala e lirë të jetë e garantuar për të gjithë. Për situatën e krijuar do të informohen dhe institucionet Europiane të medias.