Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet që i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet që i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje mortore në Vushtrri që potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.

Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.

“Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombtar për Persona të Zhdukur.”, thuhet në njoftim.