Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Vendimi i Gjykatës, fitore për rendin kushtetues

Krasniqi: Vendimi i Gjykatës, fitore për rendin kushtetues

Memli Krasniqi, lider i PDK-së e ka përshëndetur Aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushteutese.

Sipas tij vendimi është konfirmim i plotë se “bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të Lëvizjes Vetëvendosje ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin”.

“Për gjashtë muaj, qytetarëve iu mohua përfaqësimi, institucioneve iu ndal funksioni, e vendit iu imponua stagnimi.

Krasniqi tutje ka shtuar se Kosova nuk mund të ecë përpara me institucione të paralizuara dhe me rregulla të shkelura sipas tekave të pushtetit.

“Prandaj, le të jetë ky një mësim i qartë për të gjithë, e veçanërisht për ata që nuk kanë ditur kurrë ta respektojnë shtetin: Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe për lidership që respekton rregullat, jo që i shkel ato për pushtet. Ne do të jemi gjithmonë në anën e Kushtetutës dhe të qytetarëve.”, ka shkruar ai.

“Ky vendim është fitore për rendin kushtetutes, për Kuvendin dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ata që zgjodhën krizën, dështuan. Ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam.”