Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Reagon edhe Abdixhiku: Një fitore e madhe e demokracisë, një fitore e madhe e Republikës

Reagon edhe Abdixhiku: Një fitore e madhe e demokracisë, një fitore e madhe e Republikës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Aktgjykimi i sotëm i Kushtetueses është një fitore e madhe e demokracisë dhe Republikës.

Abdixhiku tha se VV uzurpoi foltoren dhe me imponim ndryshoi rendin e ditës.

“Fatkeqësisht, Kosova humbi kohë. Sot bëhen plot 180 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje.”, ka shkruar ai.

Sipas tij, dritë megjithatë do të ketë.

“Sepse ky vend ka mjaft patriotë që e ruajnë atë; dhe atë në mënyrën e vet. Dhe sado i vështirë e i mundimshëm të duket ky mision, është jetike të mos bëhemi si ta. Ne, duhet të luftojmë për të vërtetën – duke qenë vetja! Sepse popullistët nuk fitojnë kur janë shumë, por kur ne të tjerët bëhemi si ata. Atëherë vdes rezistenca demokratike, përmbyset rendi kushtetues, dhe Republika e Kosovës kthehet në një projekt të dështuar – që duket se ka qenë gjithmonë misioni i tyre.”, ka deklaruar ai.