Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kushtetuesja: Kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm tri herë, 30 ditë afat për konstituimin e Kuvendit

Kushtetuesja: Kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm tri herë, 30 ditë afat për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kryesia e Kuvendit duhet të zgjidhet përmes votimit të hapur.

Kështu ky institucion i ka shpallur të pavlefshme seancat nga 27 qershori deri më 26 korrik, ku u provua të konstituohej Kuvendi me votim të fshehtë.

Kushtetuesja i ka dhënë afat 30 ditë partisë së parë që të konstituohet Kuvendi.

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;”, thuhet në njoftim.

Megjithatë Gjykata nuk ka përcaktuar pasojat nëse dështon konstituimi i Kuvendit brenda kësaj kohe.

Sipas Kushtetueses, kandidati i njëjtë duhet të propozohet vetëm tri herë.

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim  me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;”, thuhet tutje.

Masa e përkohshme vazhdon deri në hyrjen në fuqi të Aktgjykimit.