Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Siç theksohet në një njoftim, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për përkrahjen e presidentit Trump dhe për fjalët e fuqishme mbi partneritetin me Kosovën.
“Ajo rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur për të punuar ngushtë me Presidentin Trump në thellimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta strategjike.”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe pritshmëritë për hapat e mëtejmë.
“Ndër të tjera, u diskutua edhe për hapa konkretë në funksion të thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.”, thuhet në njoftim.