Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pse nuk ka arsye të vuajmë për turizmin elitar në Shqipëri?

Pse nuk ka arsye të vuajmë për turizmin elitar në Shqipëri?

Nga Agron Hoti

Në nivel botëror, turizmi elitar zë më pak se 5% të numrit të turistëve, por gjeneron rreth 25% të fitimeve globale. Në Shqipëri, për shkak të infrastrukturës ende të paplotë, shërbimeve që kanë nevojë për ngritje standardesh dhe mungesës së një tradite të qëndrueshme turistike të nivelit të lartë, ky segment ka gjasa të jetë më pak se 1%.

Ndërkohë, mbi 99% e turizmit në Shqipëri është turizëm i zakonshëm, ku mbi 90% e vizitorëve vijnë nga trojet shqiptare dhe diaspora. Këta turistë vizitojnë shpesh bregdetin, bjeshkët dhe atraksionet kulturore, edhe atë shpesh më shumë se një herë në vit.

Në vend që ta shohim mungesën e turizmit elitar si problem, Shqipëria do të duhet të përqendrohet së pari në forcimin e këtij 99%-shi që realisht e mban gjallë ekonominë turistike të saj. Investimi në infrastrukturë, shërbime më cilësore dhe promovim më të mirë për këtë masë do të sjellë përfitime të menjëhershme. Turizmi elitar do të vijë vetëm pasi vendi të ketë kaluar disa faza zhvillimi, dhe kjo kërkon vite e dekada.

Në fund, është nënçmuese të mos e vlerësosh atë që e ke, ndërkohë që ndjek diçka që ende nuk i ke kushtet ta kesh. Më mirë ta ruash dhe zhvillosh atë që funksionon tani, sesa të rrezikosh ta humbasësh për një ëndërr ende të largët.