Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se të gjitha stërvitjet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës konfirmojnë mirëqenien e lartë fizike, mendore dhe morale, disiplinën dhe stërvitjen me profesionalizëm të lartë të ushtarakëve tanë në secilin nivel dhe komponentë të forcave tona.
“Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha”, ka shkruar ai në Facebook, ku edhe pa postuar disa fotografi. /TV Arbëria