Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu i reagon Bosch’it që tha se Specialja s’është dashur të formohet pasi ranë pretendimet për trafikim organesh

Haxhiu i reagon Bosch’it që tha se Specialja s’është dashur të formohet pasi ranë pretendimet për trafikim organesh

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar ish ambasadorit holandez, Robert Bosch se Gjykata Speciale s’është dashur të formohet pasi ranë pretendimet për trafikim organesh.

Ajo ka thënë se është shumë mirë që Bosch po e kundërshton Specialen.

“Shumë mirë që edhe ish Ambasadori Bosch po e kundërshton Gjykatën Speciale. Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik. Shumë mirë, por me vonesë!”