Qeveria në detyrë po pretendon se përmes skemës “Qeveria për Familjet”, 5 mijë e 163 familje që deri tash s’kishin asnjë anëtar të punësuar, tani e kanë.
Ekzekutivi në detyrë ka sqaruar se përmes skemës mundësohet subvencionimi i 70% të pagës për gjashtë muaj me radhë.
“Kujtojmë se kjo skemë është e vazhdueshme dhe qytetarët mund të aplikojnë duke u regjistruar në zyrën e punësimit në komunën e tyre.”, thuhet në një njoftim.