Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basha – LDK-së: Tregoni a keni ende akuza ndaj Thaçit e ShIK-ut për vrasje, apo atëherë keni rrejtë

Basha – LDK-së: Tregoni a keni ende akuza ndaj Thaçit e ShIK-ut për vrasje, apo atëherë keni rrejtë

Dimal Basha, deputet i Vetëvendosjes ka rikujtuar akuzat që eksponentë të LDK-së ua kanë bërë eksponentëve të PDK-së, për vrasje të zxyrtarëve të tyre.

Ky reagim i tij vjen pasi zyrtarë e ish-zyrtarë të LDK-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protesta kundër Gjykatës Speciale.

“Me vite të tëra qaty n’Kuvend i kanë akuzu për vrasës, prej Isa Mustafës, e deri te Lumir Abdixhiku”, ka shkruar Basha.

Sipa tij, LDK është binjakëzuar me PDK-në dhe “kjo po shihet”.

“Tash tregoni a keni ende akuza ndaj Hashim Thaçit e SHIK-ut për vrasjet e shqiptarëve, apo keni rrejtë atëherë – e nëse po, mos protestoni por dilni kërkoni falje – apo ndoshta nuk po ju interesojnë vrasjet dhe s’po doni me ditë kush e ka dhanë urdhrin me vra Gani Gecin?””, ka shkruar ai.