Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrihen mes vete dy persona në aeroportin “Adem Jashari”, njëri përfundon në mbajtje

Rrihen mes vete dy persona në aeroportin “Adem Jashari”, njëri përfundon në mbajtje

Dy persona raportohet se janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkures, rreth orës 09:30.

Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.