Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident trafiku në rrugën Lipjan-Shtime, katër persona të lënduar

Aksident trafiku në rrugën Lipjan-Shtime, katër persona të lënduar

Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, në rrugën Lipjan-Shtime ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë kanë pësuar lëndime katër persona.

Ajo shtoi se me hetimin e plotë po merret njësiti rajonal i trafikut.