Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kastrati: Veprimi i Presidentes Osmani, veprim jo i matur dhe amatoresk

Kastrati: Veprimi i Presidentes Osmani, veprim jo i matur dhe amatoresk

Avokati Emrush Kastrati, në emisionin N’Pult në TV Arbëria me drejtuesin Resim Morina, ka folur për tërheqjen e kërkesës nga presidentja Vjosa Osmani drejtuar Kushtetueses për sqarimet mbi ngërçin politik në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se tërheqja e kërkesës, sipas tij, është shqetësuese dhe e dëmshme.

“Personalisht, si jurist, e kam prit me një shqetësim të jashtëzakonshëm, dhe si e tillë, për mua ka qenë tejet e dëmshme për funksionimin e organeve kushtetuese të vendit.

Kaq është një veprim jo i drejtë, jo i bazuar dhe si i tillë nuk është i bindshëm,” tha ai në emisionin N’PULT.

Kastrati: Është e dëmshme që Gjykata Kushtetuese, organi më i lartë, të ketë një gjyqtar të dënuar për vepër penale

Ai tutje foli edhe për arsyetimin e tërheqjes së kërkesës nga Kushtetuesja, se gjyqtari Radomir Llaban paraqet rrezik për vendin.

Ai tha se është e dëmshme që Gjykata Kushtetuese, si organi më i lartë i vendit, të ketë një gjyqtar të dënuar për vepër penale.

“Është tejet e dhimbshme, tejet e dëmshme që Gjykata Kushtetuese, organi më i lartë i vendit në kuptimin gjyqësor të aspektit kushtetues, të ketë në radhë të saj një gjyqtar të dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale”

“Gjyqtari Llaban rrezik për sigurinë e vendit” – Juristi: Nëse ka prova, Prokuroria e Shtetit duhet të aktivizohet

Ai tutje shton se nëse ka prova se gjyqtari në fjalë paraqet rrezik për sigurinë e vendit, duhet që të aktivizohet Prokuroria e Shtetit.

“Prej kohës kur është emëruar gjyqtar dhe është votuar nga deputetët e Parlamentit të Kosovës dhe dekretuar nga Presidenti i vendit në vitin 2018, për çështjen e Llaban nuk ka pasur në publik, së paku, asnjë informacion, përveç asaj në momentin e dekretimit dhe kundërshtimit që ka pasur një pjesë e opozitës atëherë.

Mirëpo, nëse ka të dhëna të tjera të sakta në drejtim të veprimeve të tij të rrezikshme për substancën e shtetit dhe rrezikshmërinë ndaj shtetit, duhet të merren organet e ndjekjes penale. Në radhë të parë, Prokuroria e Shtetit duhet të vihet në lëvizje nëse ka prova të tilla për veprimet e tij të kundërligjshme dhe veprime që mund të na çojnë në rrezikshmërinë e funksionimit të shtetit” tha ai në emisionin N’Pult.