Analisti Afrim Kasolli ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani, me sulmet e fundit ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht ndaj gjyqtarit Llaban, ka hapur rrugën për një mospranim të mundshëm politik të aktgjykimit që pritet të publikohet më 8 gusht, për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Kasollit, kjo qasje është tashmë e konfirmuar edhe nga vetë Albin Kurti, i cili ka vënë në dyshim legjitimitetin e gjyqtarit Llaban për të marrë vendime të rëndësishme.
“Tashme kete e pranoi edhe vete Albin Kurti se gjyqtari Llaban nuk bene te marr vendime te rendesise nacionale kur ai si i tille sipas ketij interptimi është rrezik per kete te fundit. E sic dihet ky insitucion i ka vetem 7 gjyqtare. Duke mos e pranuar voten e gjyqtarit Llaban per “pushtetin” aktgjykimi eventual eshte jo valid.
Postimi i tij: