Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj komentoi në Euronews Albania tensionet në veri të Kosovës.
Sipas tij Serbia është duke synuar ndarjen e Kosovës.
“Situata në veri të Kosovës është në një pikë më të ulët që ka qenë në këto 15 vite nga shpallja e pavarësisë,” – u shpreh Hoxhaj.
Deputeti i PDK-së tha se për stabilizimin e situatës duhet koordinim i plotë me partnerët evropianë dhe ata ndërkombëtar.
“Duhet një politikë e zgjuar se si edhe të mbahen dhe të organizohen zgjedhje, edhe si të rikthehen policët aty ku kanë qenë para 5 nëntorit, edhe të rikthehen gjykatësit, edhe nuk mendoj që vetëm organizimi i zgjedhjeve i cili do të duhet të ndodhë, i cili duhet të jetë i pandalshëm, mund ta tejkalojë situatën në veri të vendit,” u shpreh Hoxhaj. /TV Arbëria