Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Spahiu: Kemi shkaktuar ftohje me SHBA-në – Kosova po harrohet nga aleatët, duhet reagim

Spahiu: Kemi shkaktuar ftohje me SHBA-në – Kosova po harrohet nga aleatët, duhet reagim

Ish-diplomati Avni Spahiu, i ftuar në “Arb Debat” me Rid Berishën në TV Arbëria, ka folur për skenën politike dhe diplomacinë.

Spahiu: Kontributi jashtëzakonisht i madh i SHBA-së në ndërtimin e shtetit të Kosovës

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Ne kemi pasur nevojë për partnerin tonë të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë luftës, por edhe gjatë ndërtimit të shtetit tonë që nga fillimi. Kontributi i SHBA-së në krijimin e shtetit të Kosovës është jashtëzakonisht i madh. Kemi pasur fatin që kemi pasur një mik të tillë”, deklaroi Spahiu në “Arb Debat”.

Ish-diplomati: Amerika ka mbështetur Kosovën diplomatikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht – duhet të jemi përjetësisht falënderues

Spahiu shtoi se mirënjohja ndaj Amerikës duhet të jetë e përjetshme nga populli shqiptar i Kosovës.

“Amerika ka mbështetur Kosovën diplomatikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Si kolektiv, si komb, duhet të jemi përjetësisht falënderues dhe mirënjohës”

Spahiu: Kohëve të fundit ka pasur ftohje në raportet Kosovë–SHBA

Duke folur për raportet mes dy vendeve, Spahiu tha se kohëve të fundit është vërejtur një ftohje në marrëdhëniet me SHBA-në:

“Kohëve të fundit kemi bërë disa hapa që kanë shkaktuar një lloj ftohjeje të panevojshme në raport me Amerikën. Është një moment kyç ku ne do të duhej të bënim çmos t’i ripërtrijmë raportet tepër të ngushta që kemi pasur me SHBA-në”

Spahiu: Kosova ka ndërmarrë veprime pa u koordinuar me Amerikën – kjo ka shkaktuar ftohje

Sipas tij, mungesa e koordinimit me SHBA-në në disa vendime të rëndësishme ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne kemi ndërmarrë disa hapa që ndoshta kanë qenë të domosdoshëm, por është dashur që t’i bëjmë bashkë me partnerët tanë. Kjo ka shkaktuar ftohjen e parë. Kemi pasur edhe refuzim të disa projekteve amerikane që është dashur të realizoheshin në Kosovë – sidomos çështja e energjetikës dhe shumë të tjera. Kemi refuzuar madje edhe ndihma që ishin premtuar për Kosovën, të cilat më pas janë tërhequr”

Spahiu: Kosova duhet të bëjë çmos të jetë më afër me Amerikën

“Në këtë situatë në të cilën gjendet rajoni, Kosova duhet të bëjë çmos të jetë afër me Amerikën dhe ta ketë pranë për çdo situatë”

Ai shtoi më tej:

“Kemi një lloj distancimi nga aleatët tanë. Kosova sikur po harrohet – jo vetëm nga Evropa, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ndër të tjera Spahiu në “Arb Debat” në TV Arbëria.

EMISIONI: