Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e dërguar në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën ajo kërkonte sqarim rreth pasojave kushtetuese të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.
Në reagimin e tij, Krasniqi shprehet:
“U tha dhe pajtohëm 100% që ky shkavi i Gjykatës Kushtetuese është kriminel!”
Ai i referohet deklaratës së Osmanit se gjyqtari i Kushtetueses, Radomir Laban, sipas raporteve të institucioneve të sigurisë nga vitet 2018, 2021 dhe 2024, është i identifikuar si rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe i përfshirë në veprimtari që cenojnë rendin kushtetues.
Krasniqi shton me tone ironike e kritike:
“Shtrohet pyetja: tash a furragjia a kush duhet me e arrestu nëse qenka person që rrezikon sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues?”
Ai kritikon faktin që, sipas tij, megjithëse Presidentja ka emëruar vetë drejtuesit e institucioneve kyçe të sigurisë, si Drejtorin e AKI-së dhe të Policisë së Kosovës dhe askush nuk po vepron.
“Drejtorin e AKI-së e të Policisë i keni emru vet dhe duhet me dal në gusht të 2025 me na tregu tallje!”, shkruan Krasniqi.
Deklarata e tij përmbyllet me një kritikë të drejtëpërdrejtë ndaj lidershipit institucional:
“Sa të paaftë! Sa të pasinqertë! Sa të lig!”