Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës shpreh shqetësim për mosreagimin e ZRRE-së pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës shpreh shqetësim për mosreagimin e ZRRE-së pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për mosreagimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), pas aktgjykimit të nxjerrë më 29 korrik 2025 nga Gjykata Komerciale.

Bazuar në pikën 2 dhe 4 të këtij aktgjykimi, DhTIK kishte pritur një veprim konkret nga ana e ZRRE-së. Megjithatë, deri më sot, nuk është ofruar asnjë sqarim apo njoftim zyrtar nga ky institucion lidhur me hapat e mëtejshëm.

Sipas DhTIK-së, shumë kompani që nuk kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji elektrike nuk kanë asnjë informacion se nga kush po furnizohen dhe kujt duhet t’i përgjigjen për faturimin mujor.