Shkruan: Afrim Kasolli
Ministri në detyrë i financave Hekuran Murati e ka bërë zakon këto ditë që çdo mëngjes t’u hedh hi syve qytetarëve të Kosovës, duke tentuar t’i mashtrojë mbi gjendjen ekonomike në vend. Ai tashmë e ka marr rolin e Grigori Potmekinit, propagandistit të njohur rus. Ky i fundit u bë i famshëm për ndërtimin e një fshati falls, ku pamja dekorative e tij përdorej për ta mbuluar mjerimi real, me të vetmin me qëllim që ta impresiononte Perandoreshën Keterina e Madhe, gjatë një vizite në gadishullin e Krimesë.
Kështu para pak dite, me të zgjuar në mëngjes, deputeti Murati, që sipas Gjykatës Supreme në mënyrë ilegale e mban postin e ministrit në detyrë, me anë të një statusi social shkruante se si në “gjashtë mujorin e parë të këtij viti, qarkullimi financiar i bizneseve ka shënuar rritje prej 10.7 miliardë euro, apo 10.3 për qind në raport me periudhën e njëjtë te vitit të kaluar, u kritikua në mënyra të ndryshme”.
Pa kaluar shumë kohë u pa se këto të dhëna ishin një mashtrim tipik. Kushtrim Ajavzi, nga shoqata e prodhuesve, dëshmoi se sipas ATK “qarkullimi nuk është aq sa thotë Hekurani, por është 10% më i ulët, pra nuk është 10.7 mld. por është 9.76 mld”.
Megjithatë, i njëjtë zakonin e ndërron por zanatin nuk e harron. Ai sot paska vazhduar të ofrojë të dhëna statistikore mbi trendet ekonomike. Sipas tij në vitin 2024 janë regjistruar 12.051 biznese të reja, që përbëjnë një rritje prej 5.6 për qind në krahasim me vitin paraprak. Kurse deri në vitin 2025 janë regjistruar 6.642 biznese të reja dhe me këtë ritëm pritet që shifrat ta tejkalojnë numrin e 13 mijë bizneseve të reja të regjistruara.
Mirëpo, siç thotë një fjalë e urtë “djalli qëndron në detaje”. E para më qëllim i njëjti nuk i prezanton se sa janë mbyllur dhe e dyta parametrat ekonomikë të një shoqërie maten më vite e jo me lëvizje të çastit. E pikërisht këto të fundit flasin për një bilanc jo shumë pozitiv në këtë sferë.
Kështu sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kjo veprimtari përafërsisht ka ndjekur këto trende
Numri i bizneseve të regjistruara që konsiderohen aktive gjatë vitit 2015 ishte 142.299 biznese.
Numri i bizneseve të regjistruara që konsiderohen aktive gjatë vitit 2016 ishte 152.723 biznese.
Numri i bizneseve të regjistruara që konsiderohen aktive gjatë vitit 2017 ishte 161.946 biznese.
Numri i bizneseve të regjistruara që konsiderohen aktive gjatë vitit 2018 ishte 167.753 biznese.
Numri i bizneseve të regjistruara që konsiderohen aktive gjatë vitit 2019 ishte 160.557 biznese.
Numri i bizneseve të regjistruara që konsiderohen aktive gjatë vitit 2020 ishte 169.036 biznese.
Numri i bizneseve të regjistruara që konsiderohen aktive gjatë vitit 2021 ishte 185.187 biznese.
Numri i bizneseve të regjistruara që konsiderohen aktive gjatë vitit 2022 ishte 100.671 biznese.
Numri i bizneseve të regjistruara që konsiderohen aktive gjatë vitit 2023 ishte 105 749 biznese. (
Burimi: Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë).
Pra dy vitet e fundit të qeverisjes nga Lëvizja Vetëvendosje kanë qenë më depresivet sa i përket veprimtarisë së bizneseve. Duke asocuar gati me krizën e madhe ekonomike të viteve ’30 të shekullit të kaluar. Ndonëse fatkeqësisht kjo vetëm në Kosovë, e fatmirësisht jo në nivel global sikur atëbotë.
Por shtohet pyetja, pse ministri Murati ia vendosur vetës këtë mision që ta shtrembërojë sa më shumë që të jetë e mundur realitetin? Mbase për dy arsyeje.
E para Kosova ka kohë që është në bllokadë shtetërore për shkak të mos konstitumit të Kuvendit dhe me një qeveri në detyrë jashtë çdo kontrolli parlamentar. E këtë fushatë ky apologjet cinik i mentaliteti anti-demokratik tenton të na tregojë sa e shëndetshme është për ekonominë kur Albin Kurti së bashku me të, qeverisin në mënyrë jo ligjore dhe jo demokratike. Dhe e dyta presioni mbi bizneset që të dalin në treg të hapur energjetik, me anë të një vendim të konstatuar si jo ligjor nga Gjykata Komerciale, është duke rezultuar me efekte pozitive ekonomike.
Ku jo që po mbyllen bizneset aktuale për shkak të çmimeve të papërballueshme të rrymës, siç kanë alarmuar shoqatat e ndryshme ekonomike, por po hapen edhe të reja. Thjesht sipas Hekuran Muratit sa më pak zbatim i ligjit e me pak demokraci, aq më mirë për Kosovën.