Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sahitaj: Në mesin e popullit shqiptarë ka poetë dhe shkrimtarë që kanë vlera të barabarta me poetët evropianë

Sahitaj: Në mesin e popullit shqiptarë ka poetë dhe shkrimtarë që kanë vlera të barabarta me poetët evropianë

Shkrimtari Reshat Sahitaj i ftuar në emisionin “N’Pult” ka folur rreth romanit “Iliriana”.

Sahitaj tha se në mesin e popullit shqiptarë ka shumë poetë e shkrimtarë të cilët sipas tij, kanë vlera të barabarta me poetët evropian.

Por që sipas tij, nuk kemi arritur të plasohemi në tregun evropian.

“Në mesin e popullit shqiptarë ka poetë dhe shkrimtarë të cilët e meritojnë dhe që kanë vlera të barabarta me poetët evropianë. Por problem i shqiptarëve gjithmonë ka qenë sepse ne kemi shkruar vetëm në gjuhën shqipe dhe gjuha shqipe është një vend i vogël, ku 3 milionë Kosova 3 milionë në Shqipëri me 6 milionë banorë dmth nuk kemi arritur të plasohemi në tregun evropian. Për t’u plasuar në tregun evropian përveçse të shkruash duhet me pasë edhe përkthyes dhe një përkrahje morale, politike dhe ekonomike edhe nga qeveria”, tha më tej Sahitaj.