Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Breshëri e erërat e forta i lënë pa rrymë disa vende në Kosovë

Breshëri e erërat e forta i lënë pa rrymë disa vende në Kosovë

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut e erërave të forta, një pjesë e konsumatorëve kanë mbetur pa rrymë.

Sipas KEDS-it më i prekur është rajoni i Anamoravës.

“Gjilani dhe rrethina janë më të prekurat, ku për shkak të motit të keq janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për një numër të konisderueshëm të konsumatorëve.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekipet e KEDS-it janë të mobilizuara maksimalisht dhe ndodhen në terren duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Rajonet e Pejës, Ferizajt dhe Prizrenit janë më pak të prekura. Ekipet tona janë në terren duke intervenuar edhe atje.”, thuhet në njoftim.