Policia ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë.
Personi që po kërkohet nga autoritetet e rendit është Driton Bekteshi nga Stanovci i Poshtëm i Vushtrrisë.
Atij madje i është publikuar edhe fotografia.
“Informatat për personin në kërkim, mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– +383 (0)28 532 364-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– 044113781
– E-mail adresa: [email protected]”, ka njoftuar PK-ja.