Dogana ka bërë të ditur se ka parandaluar kontrabandën e mallrave në Aeroportin e Prishtinës.
Produkte kozmetike e stikera të ndryshëm janë përpjekur të futen nga Stambolli në tregun e Kosovës, pa u deklaruar.
Vlera e këtyre mallrave arrin në 3 mijë e 264 euro.
“Mallrat jane ndaluar përkohësisht dhe ka filluar procedura kundervajtëse.”, thuhet në njoftimin e Doganës.