Egzon Pacolli nga LDK-ja pretendon se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka përshkuar 55 mijë kilometra me veturë zyrtare, për 40 ditë.
Sipas tij gjatë kësaj periudhe Sveçla i ka shpenzuar 3 mijë e 300 litra naftë.
Postimi i plotë:
3300 litra naftë. 40 ditë pune. 55 mijë kilometra.
Ky është Xhelal Sveçla, Kampioni i Shpenzimeve të Naftës.
Ka shpenzuar sikur të ketë bërë 12 herë rrugën deri në Londër dhe të është kthyer prapë.
Me pare të popullit.
E kur u kërkua llogaria nga ana ime,
e mbajti msheftë. Jo një ditë. Jo një javë. Por dy muaj!
Vetëm kur Agjencia për Informim dhe Privatësi e obligoj me paralajmërim për gjobë, e nxori raportin.
Me zor. Me vonesë. Me inat
3300 litra për 40 ditë nuk shpjegohen.
Nuk justifikohen. Nuk arsyetohen.