Ambasada e Kosovës në ShBA ia ka bërë një përmbledhje të takimeve në Kosovë Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes, David Baker.
Siç thuhet në një njoftim, Baker përforcoi partneritetin Kosovë-ShBA në fushën e mbrojtjes.
“Gjatë gjithë vizitës, Baker përforcoi partneritetin në mbrojtje SHBA-Kosovë dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.