Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “600 aksidente e mbi 30 mijë gjoba më shumë”, Rritje alarmante e aksidenteve në Kosovë

“600 aksidente e mbi 30 mijë gjoba më shumë”, Rritje alarmante e aksidenteve në Kosovë

Të dhënat për aksidentet në Kosovë vazhdojnë të jenë alarmante. Fatkeqësisht, një numër i konsiderueshëm i tyre po përfundojnë me fatalitet.

TV Arbëria ka kërkuar të dhëna nga Policia e Kosovës për periudhën janar-qershor të këtij viti dhe të vitit të kaluar. Nga të dhënat shihet një rritje e ndjeshme e numrit të aksidenteve.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 janë regjistruar 10,679 aksidente trafiku, prej të cilave 39 kanë përfunduar me fatalitet. Nëse krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024, del se këtë vit kanë ndodhur 616 aksidente më shumë.

Si pasojë e aksidenteve në trafik, 44 persona kanë humbur jetën gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.

Shqetësuese janë edhe shifrat për personat e lënduar: në vitin 2025 janë regjistruar 604 persona më shumë të lënduar sesa në vitin 2024.

Gjithashtu, sipas të dhënave të policisë, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë shqiptuar 30,167 gjoba më shumë në trafik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, në vitin 2025 u shqiptuan 372,425 gjoba, ndërsa në vitin 2024 – 342,258. /TV Arbëria