Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Murati: Në vitin 2025 pritet të regjistrohen mbi 13 mijë biznese të reja

Murati: Në vitin 2025 pritet të regjistrohen mbi 13 mijë biznese të reja

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se në vitin 2024 janë regjistruar 12 mijë e 51 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.

Sipas Muratit, deri në qershor të këtij viti janë regjistruar mbi 6 mijë e 600 biznese.

“Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara.”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sipas tij, kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme që po rritet në mënyrë të qëndrueshme.

“Hapja e bizneseve të reja nënkupton që ndërmarrësit janë optimistë për të ardhmen, por edhe që janë kreativë me ide të reja në treg.”, ka deklaruar Murati.