Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Behrami: Osmani, Kurti e Gërvalla po heshtin pas fyerjes ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Behrami: Osmani, Kurti e Gërvalla po heshtin pas fyerjes ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas heshtjes së krerëve institucionalë në detyrë lidhur me fyrjet raciste të bëra ndaj shqiptarëve në Kumanovë përgjatë ndeshjes së Maqedonisë Veriut kundër Rumanisë në basketboll.

Behrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka kritikuar heshtjen e Kurtit, kryediplomates në detyrë Donika Gërvalla dhe presidentes Vjosa Osmani. Behrami e ka quajtur “koalicion mes trashëgimise së repesionit jugosllav në Shkup dhe Prishtinë” atë të VLEN’it.

Reagimi i plotë:

Hristijan Mickoski është bërë Kryeministër i Maqedonisë së Veriut me bekimin dhe votën që ia solli drejtpërdrejt Albin Kurti përmes koalicionit VLEN.

Sot, ndërsa në Shkup bërtiten parulla fashiste kundër shqiptarëve, Kurti hesht. Heshtja e tij është më shumë se indiferencë, është bashkëfajësi politike dhe morale.

Sot hesht edhe Presidentja Vjosa Osmani, vetë viktimë e përbuzjes institucionale të qeverisë së Mickoskit në incidentin e aeroportit. Heshtja e saj është dëshmi e transformimit në figurë të nënshtrimit.

Ky nuk është më vetëm një problem i Maqedonisë së Veriut. 

Është një koalicion i rrezikshëm mes trashëgimisë së represionit jugosllav në Shkup dhe Prishtinë dhe klasës politike shqiptare servile që ka zgjedhur heshtjen në emër të interesave personale.

Shqiptarët nuk mund të jenë më spektatorë të këtij solidariteti të heshtur kundër vetes.