Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hasani rreth ndryshimit të ligjit për Specialen: Sot e kisha ndërru, por jemi vonë

Hasani rreth ndryshimit të ligjit për Specialen: Sot e kisha ndërru, por jemi vonë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, deklaroi se është shumë vonë për të ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Gjatë një interviste në Klan Kosova, Hasani theksoi se, edhe nëse do të ndërmerrej një ndryshim i ligjit, nuk do të kishte asnjë efekt, pasi, sipas tij, misioni i gjykatës është përfunduar.

“Mendoj që është vonë. Me pasë mundësi, sot e kisha ndërru. Kemi pasur një mundësi, ata që flasin sot e kanë pasur një mundësi ta bëjnë, në 2019. Por hezituan, u frikësuan”, u shpreh Hasani.

“Jemi vonë, edhe me ndryshu ligjin, asgjë s’mund të bëjmë. Është kryer misioni, tani kemi vetëm 15 dëshmitarë të mbrojtjes”.