Policia e Ferizajt ka reaguar sot rreth orës 13:00 pas raportimeve për të shtëna me armë në një dasmë në fshatin Greme.
Sipas policisë, ekipet e hetuesve dhe atyre forenzikë kanë mbërritur në vendngjarje, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, S.A., 57 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar 50 gëzhoja armësh. Po ashtu, i dyshuari ka dorëzuar dy armë, një revole dhe një pushkë gjuetie, të cilat janë konfiskuar me urdhër të prokurorit.
Për këtë ngjarje, ndaj S.A. është iniciuar procedurë penale për dy akuza: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armëve apo mjeteve të rrezikshme”.
Pas marrjes në pyetje, ai është liruar në përputhje me procedurat ligjore.