Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për takimin që pati me Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker,
Maqedonci tha se theksuan përparimin që është bërë në lidhje me iniciativat e bashkëprodhimit me Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.
“Konfirmuam partneritetin mes dy vendeve tona ndërsa theksova angazhimin tonë për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim. Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global. Ne jemi të përkushtuar për të avancuar këtë partneritet në nivele edhe më të larta!”, ka shtuar Maqedonci.