Gazetari i RTK-së, Alban Selimi, duket se nuk do të qëndrojë stoik ashtu siç ka kërkuar drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla.
Duke ironizuar me mungesën e pagës, ai ka paralajmëruar dorëzim.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shumë shpejt “do të dorëzohet te hoxha i nderuar Halil Kastrati.
“Qysh pe shoh, shpejt po dorezohem te Halil Kastrati…”, ka shkruar Selimi.