Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Konfirmohet sulmi ndaj deputetit Adem Hoxha dhe familjes së tij: I dyshuari arrestohet, motivi i paqartë

Konfirmohet sulmi ndaj deputetit Adem Hoxha dhe familjes së tij: I dyshuari arrestohet, motivi i paqartë

Policia ka konfirmuar informacionin se deputeti Adem Hoxha, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Hoxha fillimisht është paraqitur në QKMF-në e Dragashit dje rreth orës 18:30 kurse më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm.

“Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë”, ka thënë për TV Arbëria Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Sipas tij motivi i incidentit mbetet ende i paqartë.