Zafir Berisha nga “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” ka folur rreth gjendjes aktuale politike në vend.
Mes tjerash Berisha duke folur edhe për angazhimin e tij në luftë ka theksuar se nuk e kanë besuar fillimisht se do të mbesin gjallë.
“Në 99 tën pas përfundimit të luftës njëherë fillimisht me angazhimin e përpjeket që i kemi bë nuk e kemi besu që do të mbesim gjallë. Pastaj natyrisht u krijunë rrethanat e reja në liri dhe u dashtë me iu përshtat rrethanave”. tha Berisha.
Derisa duke komentuar për gjendjen aktuale në të cilën gjendet vendi, Berisha tha se Kosova është në një kolaps institucional i cili sipas tij, po ndikon edhe në mirëqenien sociale, sigurinë dhe imazhin e vendit.
“Jo unë po nuk besoj që asnjë qytetarë aktiv në Kosovë që mund me besu se Kosova më një moment mund të vie në këtë situatë dhe do të kemi një kolaps institucional, i cili është duke reflektuar përveç në mirëqenien sociale, në sigurinë e qytetarëve është shumë duke ndikuar edhe në imazhin e Koosvës karshi faktorit ndërkombëtarë.
Kosova nuk e ka luksin në këtë situatë të rëndë gjeopolitike me bë akrobacione dhe eksperimente politike, dhe unë mendoj që përgjegjësia është e gjithë klasës politike”, tha Berisha.
Derisa për dy deputetët në detyrë të Lëvizjes Vetëvensodje, Dimal Basha dhe Mefail Bajqinovci, është fyerje për institucionet shtetërore që këta persona të jenë pjesë e tyre.
“Qytetarët ka vite që nga 2019’ta nuk janë tu ditë me votu sepse në parlament ta dërgosh Dimal Bashën, pa ndonjë keqkuptim është ofendim që ia bënë institucionit të shtetit domethënë me sjelljet me deklratat. Ose Mefail Bajqinovcin kjo është mu tallë me jetën politike në Kosovë dhe me parlamentin e Kosovës. Janëe tallje që poi u bëhen institrucioneve të krijuara me shumë mund dhe sakrificë”, tha më tej Berisha në Tv Arbëria.
Linku i plotë i emisionit: