Ismet Sylejmani, ish anëtari i Komunitetit Drejtues të LPK’së I ftuar në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria ka folur për reagimet e tij të bëra kundrejtë Azem Vllasit.
Sylejmani në Tv Arbëria ka thënë se Vllasi është një politikan titist i njohur për rolin e tij pro jugosllav.
“Azem Vllasi një politikian titist shumë i njohur në Kosovë për rolin e tij pro jugosllav që e ka luajtur në intervistat e tij për mendimin tim ai ka bërë deklarata të qëllimshme dhe jo të rastësishme. Ai për shembull nuk e njeh rolin e deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit Ramiz Sërnica. Unë bërë reagim në radhë të parë për mosnjohjen e kontributtit të deputetit Sernica dhe pastaj në vazhdimet tjera pash se ai e vazhdon stilin e tij dhe i reagova”, tha ai.
“Unë për veti mendoj se Azem Vllasi qëllimshëm e vazhdon dhe në kohë të pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas çlirimit të Kosovës “, shtoi më tej Sylejmani./TV ARBËRIA.
Linku i plotë i intervistës: