Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > ATK mbledh 10 % më shumë të hyra sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

ATK mbledh 10 % më shumë të hyra sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Administrata Tatimore të Kosovës ka bërë të ditur se ka mbledhur 637.3 milionë euro të hyra tatimore për periudhën janar–gusht 2025.

Sipas ATK-së, kjo shënon një rritje prej 60.1 milionë euro apo 10.4% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Shifrat e reja tregojnë se qytetarët dhe bizneset janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rolin që ka kontributi i tyre në financimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit ligjor.”, ka njoftuar ATK-ja.