Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohen tre persona në rajonin e Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Arrestohen tre persona në rajonin e Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar tre pesona të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare.

Ata dyshohet se në bashkëveprim kanë përdorur kartela të bardha bankare (bllanko), si dhe kanë shpërndarë video përmes rrjeteve të ndryshme sociale duke tërhequr para në bankomate të ndryshme, si dhe kanë përdorur disa faqe në rrjete sociale për të promovuar këto lloj kartelash.

Fillimisht policia ka arrestuar dy të dyshuar.

“Të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, dyshohet se kanë keqpërdorur kartela bankare të personave të ndryshëm, kësisoj me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.”, thuhet në njoftim policor.

Më pas është prangosur edhe personi i tretë.

“Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive të njësive përkatëse policore të cilat kanë vazhduar, me datë 01.08.2025 është ndaluar edhe i dyshuari i tretë mashkull kosovar i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të personave të lartcekur, i cili po ashtu me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”.

Policia ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në mbrojtjen e të dhënave personale e bankare, dhe të mos bien pre e mashtrimve/vjedhjeve të mundshme.