Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani rikujton se qysh më 3 prill propozoi heqjen e tarifave për mallrat amerikane: Jemi krenarë për këtë!

Osmani rikujton se qysh më 3 prill propozoi heqjen e tarifave për mallrat amerikane: Jemi krenarë për këtë!

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të heqë të gjitha tarifat për mallrat amerikane.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është krenare që është vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik.

“Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë.”, i ka çuar Osmani mesazh popullit dhe presidentit amerikan.

Osmani ka rikujtuar se qysh më 3 prill kishte kërkuar të hiqeshin tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane.