Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A e rrezikon të drejtën ndërkombëtare njohja e shtetit të Palestinës?

A e rrezikon të drejtën ndërkombëtare njohja e shtetit të Palestinës?

Përgatiti: Afrim Kasolli

Në një lëvizje të papritur, presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka paralajmëruar se në muajin shtator do të mund ta njoh shtetin e Palestinës, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Sipas liderit francez, një hap i tillë po kushtëzohet nga situata gjithnjë e më dëshpëruese në Gaza, për shkak të “krizës së urisë”. Për këtë fundit madje ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duke e pranuar publikisht këtë realitet. Kthesë kjo që e pozicioni atë në kundërshtim me qëndrimin e kryeministrit Benjamin Natanyahu. Megjithatë, mundësinë e njohës së Palestinës ai e mohoi totalisht.

Mirëpo, nismën e presidentit Macron kanë filluar të solidarizohen shtete tjera. Kanadaja, e Britania e Madhe janë rastet me të freskëta që kanë paralajmëruar se mund ta njohin shtetin e Palestinës në muajin shtator.
E është ky skenar i cili ka ndikuar që një grup i juristëve eminentë të reagojnë ndaj kryeministrit, Keir Starmer, duke e këshilluar se një premtim i tillë mund të bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas mediumit britanik, the Guardian, këta ekspertë kanë treguar se ky akt nuk përputhet me kriteret e Konventës së Montevideos. Është e vërtetë se kjo e fundit nuk ishte nënshkruar nga Britania e Madhe, por tashmë ajo është pjesë e së drejtës zakonore ndërkombëtare, dhe Londra nuk mund t’i shmang detyrimet që dalin nga ky traktat.

Në këtë kontekst, kjo Konventë i ka përcaktuar disa kritere të cilat shërbejnë si parakusht për njohjen e shtetësisë së një vendi, sikur; “një territor i përcaktuar, një popullsi e përhershme dhe një qeveri e aftë për të hyrë në marrëdhënie ndërkombëtare”. Më këtë rast, nënshkruesit e kësaj letre, kanë vënë në pah, se pikërisht Palestinës i mungojnë këto elemente.

E para nuk ka një siguri mbi kufijtë e saj. E dyta shteti britanik do të ketë vështirësi në njohjen e nënshtetësisë së miliona palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe ne Gaza si refugjatë” duke pasur parasysh faktin “që që njohja e shtetësisë do të nënkuptonte se ata janë në territorin e tyre”.Por për më shumë nënshkruesit kanë potencuar faktin se “Palestina nuk ka një qeveri te vetme funksionale, sepse Hamasi në njërën anë e kontrollon Gazën, kurse Fatah-u Bregun Perëndimor, që dëshmon se Palestina nuk ka kapacitete për të hyrë në marrëdhënie diplomatike me botën, edhe pse e njëjta ka ambasada edhe ka nënshkruar disa traktate ndërkombëtare”.

Megjithatë, ekspert sikur profesori i si drejtës ndërkombëtare Victor Kattan, nuk pajtohen me atë opinion. “Ndonëse kriteret e Montevidos” vazhdon i njëjti “janë ende relevante në të drejtën ndërkombëtare, përsëri kjo e fundit është pasuruar edhe më tej që nga koha kur u miratua traktati në fjalë. Prandaj, nuk duhet neglizhuar afirmimin e të drejtës për vetëvendosje. Është e vërtetë, pohon Victor Kattan, se “Autoriteti Palestinez nuk është në gjendje të ushtrojë të gjitha elementet e autoritetit qeverisës, por kjo është për shkak të okupimit që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka shpallur të paligjshëm”.

Sidoqoftë, duket që kjo temë do të jetë njëra nga agjendat kryesore të diskutimeve ndërkombëtare në muajit në vijim për shkak të presionit që janë duke krijuar imazhet e krizës së urisë. /tv arbëria