Vlora Çitaku, deputete e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se shteti nuk është në pauzë, por që disa muaj ka grushtet.
“Çfarë po shohim se disa muaj është grushtet, është përpjekje për të përmbysur në plotëni rendin kushtetues në Republikën e Kosovës”, është shprehur ajo.
Çitaku shtoi se, përkundër vendimit të qartë të Gjykatës Supreme, Qeveria ka uzurpuar zyrat, ka thirrur mbledhje dhe po merr vendime dhe po emëron bartës të institucioneve.
“Për mua dhe shumë prej nesh, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është thjesht një objekt me tulla ku shkojmë, ulemi dhe në fund të muajit marrim rrogën. Ai është vendi ku kemi shpallur Pavarësinë, ku kemi miratuar Kushtetutën, kemi krijuar institucionet, kemi ratifikuar marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe kryesisht z. Kraki me konsensus”, iu drejtua Çitaku deputetit të LV-së, Nezir Kraki, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndër të tjera, ajo shtoi se ajo çfarë e ka definuar Kosovën në një dekadë e gjysmë ka qenë pikërisht konsensusi, ku që nga Rambujeja e vendimet tjera janë miratuar jo si rezultat i presioneve kushtetuese por si pjekuri politike, për çka tha se është rrënuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Është një përpjekje për legjitimimin e diktatit, jo dialogut, por diktatit si instrument. Me insistim është kërkuar që të imponohet një emër i përveçëm; kryetari apo kryetarja e Republikës nuk është post simbolik – në momente të caktuara e përfaqëson edhe postin e Presidentit, e përfaqëson gjithë Kuvendin dhe jo vetëm partinë politike”, ka thënë Çitaku.
Ajo shtoi se nuk është krizë kushtetuese, dhe më shumë se krizë politike është krizë morale dhe për të dalë nga kjo situatë duhet vullnet i partisë së parë.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të premten organizoi takim diskutues me titull “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?”. Kjo ngjarje organizohet me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung (FES), Zyra në Prishtinë.