Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok

Policia sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse që përdoren për prodhimin e kripto-valutave, në një objekt përcjellës të një shtëpie në Çabër të Zubin Potokut.

Për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin.

“Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të paligjshme, në numrin pa pagesë 192. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për parandalimin, luftimin dhe zbulimin e veprimtarive të jashtëligjshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë.