Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajqinovci: LDK pa PDK-në, si peshku pa ujë!

Bajqinovci: LDK pa PDK-në, si peshku pa ujë!

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi kërkoi sërish Qeveri të unitetit, madje duke e përmendur mundësinë që VV ta ketë kryeminstrin.

Bajqinovci ka thënë se prapë LDK-ja ka kërkuar që të jetë bashkë me PDK-në.

“LDK pa PDK-në është si peshku pa ujë – s’mundet, s’jeton.”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Sipas tij kur LDK thotë “unitet”, nënkupton bashkim për interesa, jo për vendin.

“22 vjet dorë për dore, në pushtet e në pazare.”, ka shtuar Bajqinovci.