Dr. Salih Krasniqi, i njohur si ‘kirurgu i luftës’ ka rrëfyer disa prej krimeve mizore të policisë e ushtrisë serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovës.
Ai tregon se si një farmacist e kishin vrarë për shkak se u jepte barna pacientëve.
“Farmakologun në Kaçanik, ata para derës së farmacisë e kanë vra, pse po iu jep barna pacientëve. Kurse dy janë të Pejës, mjekë të cilët janë vra pse po shkoni në punë, në ambulantë në Spitalin e Pejës. Të dy i kanë vra në shtëpi, teksa po shkonin në punë”, ka rrëfyer Krasniqi në N’Pult me Resim Morinën, në TV Arbëria.
“Këta e kanë ba me qëllime të caktume që me shti frikën te popullata që popullata shqiptare mos me pasë mundësinë me u mjeku. Më pastaj fatkeqësisht një numër i madh i popullatës shqiptare e kanë lëshu vendin, apo i kanë përzanë policia apo ushtria serbe”, ka shtuar ai.