Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fetahu: Që Kushtetuesja t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, s’mjafton vetëm vullneti politik i VV-së

Fetahu: Që Kushtetuesja t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, s’mjafton vetëm vullneti politik i VV-së

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu thotë se në situatën në të cilën ndodhet Kosova, nuk ka parë ndonjë rast që Gjykata Kushtetuese t’i shpallë zgjedhjet krye në vete.

Sipas tij, Gjykata nuk e ka këtë të drejtë, të paktën pa e verifikuar nëse ka vullnet edhe te deputetët që s’janë të shumicës parlamentare, për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Në bazë të mendimit dhe vlerësimit mbi bazën e leximeve dhe jo vetëm në kuptim të rendit kushtetues rajonal por edhe më gjerë, askund nuk kam parë në të drejtë kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese për t’i shpallë zgjedhjet në situata të tilla. Nuk e ka këtë të drejtë Gjykata Kushtetuese për ta çuar vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të paktën pa e verifikuar nëse ka një grup apo dy grupe tjera politke përveç Vetëvendosjes, pa i konsumuar të gjitha mundësitë.

Janë 57 deputetë që kanë votuar për propozimin e Vetëvendosjes. Supozohet që 63 deputetë ndodhen në kampin tjetër dhe prandaj duhet të verifikohet se a ka vullnet nga ana e tyre për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe s’mund ta detyrosh ti një shumicë të tillë prej 63 deputetësh, ta dërgosh në zgjedhje pa e pyetur dhe pa e verifikuar nëse ka një vullnet për të shkuar në zgjedhje edhe nga këta, nëse dështojnë”, ka thënë Fetahu në ARB Debat me Ridin në TV Arbëria.