Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Behrami: Këta kontratat korruptive i klasifikojnë, financimin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së e deklasifikojnë

Behrami: Këta kontratat korruptive i klasifikojnë, financimin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së e deklasifikojnë

Artan Behrami, kandidat i PDK-së ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme ku ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari u intervistua lidhur me rastin e Rezervave Shtetërore.

Behrami ka thënë se Qeveri Kurti në detyrë vendosi ta klasifikojë kontratën për blerjen e Rezervave Shtetërore. Ai këtë kontratë e quajti ‘korruptive’.

“Paramendo, kontratat korruptive – të abuzimit i kanë klasifikuar si sekrete.

Ndërsa, financimin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së e kanë deklasifikuar!

Çka me ju thënë këtyre, bre?”, ka shkruar Behrami në Facebook.