Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çitaku: Të njëjtat sekrete për të cilat Hajdari tha se Prokuroria shkeli ligjin, ajo i ndau me Ridvan Muharremin

Çitaku: Të njëjtat sekrete për të cilat Hajdari tha se Prokuroria shkeli ligjin, ajo i ndau me Ridvan Muharremin

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së ka komentuar deklaratat e ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdarit, e cila tha se Prokuroria shkeli lgjin duke marrë materialin e blerjes së Rezervave Shtetërore, pa certifikatë sigurie.

Çitaku ka shkruar se bëhet fjalë për të njëjta “sekrete” që ajo i ka ndarë me Ridvanin Muharremin, një qytetar që nuk ka kaluar asnjë verifikim apo filtër sigurie.

“Ironike, por edhe alarmante. Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë, por panik nga përgjegjësia.”, ka shkruar Çitaku në Facebook.